Historia e tenisit në Kosovë i ka rrënjët pas Luftës së Parë Botërore. Atëbotë, Britanikët, të cilët e eksploatonin minierën e Trepçës, ndërtuan terrenin e parë të tenisit në Kosovë. Ky terren ekziston edhe sot si dëshmi e kohës, por është i mbuluar me baltë dhe me bar.
Ndërsa, kosovarët për herë të parë filluan të luajnë tenis, në Prishtinë. Disa të rinj entuziastë e luanin tenis edhe pse nuk kishte terrene të të mirëfillta të tenisit, nuk kishte trajnerë, nuk kishte as paisje adekuate. Por ata kishin vullnetin e madh për të filluar me këtë sport i cilin Evropë dhe në Botë ishte popullarizuar shumë. Krejt ajo çka dinin për tenisin e kishin parë vetëm në televizion. Në kushte të tilla të vështira, me terrene të improvizuara të tenisit, interesimi për tenisin, si sport, për çudi, rritej vazhdimisht. Filluan të formohen klube të tenisit, si në Pejë, Prishtinë, Prizren etj.
Federata e Tenisit e Kosovës është formuar, në Pejë, në tetorin e vitit 1996. Sot në Kosovë kemi 7 trajnerë të licencuar ndërkombëtarisht në vitin 2002 nga PTR (Professional Tennis Registry). Federata e Tenisit e Kosovës për shkak të rrethanave të njohura historiko-politike ende nuk ka arritur që të jetë anëtare e e Asosiacionit evropian të tenisit (ETA) dhe as e atij botëror (ITF). . Kjo ka bërë që niveli i cilësisë së tenisit dhe infrastrukturës përkatëse të jetë n i ulët. Tenistët kosovarë edhe sot e kësaj dite nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje në turnetë zyrtarë të ETA dhe ITF. Sidoqoftë, ata kanë marrë pjesë në disa turne gjithëkombëtar dhe rajonal të tenisit, të vendeve fqinje.
Kosova është shteti më i ri në botë dhe ka popullsinë më të re në Europë. Presim që së shpejti Kosova të bëhet anëtari i 50-të i familjes evropiane të tenisit dhe anëtar i ITF-it. Si prioritet kemi ndërtimin e terreneve të reja të tenisit, si dhe licencimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe aftësimin e stafit menaxhues.

No comments:
Post a Comment